Prokuroria Publike ka konfirmuar se po zhvillohet aksion i madh policor në rajonin e Tetovës informon Tetovasot. Gjithashtu aksion policor ka edhe në Ohër.
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit. Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar. Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume