Çështja e Klea Prengës kundrejt Antonela dhe Mariela Berishës ka qenë në qendër të mediave, pasi këto ditë u zhvillua seanca gjyqësore.

Sipas postimit të 24-vjeçares në rrjetet sociale, gjyqtarja e çështjes, Migena Laska, ka hedhur poshtë çdo provë të sulmit të dhunshëm të dy motrave ndaj saj.

Në reagimin e saj, Klea tregon se po këto dy motra akuzohen edhe për tentim vrasje në Itali, shkruan IndeksOnline.

‘’Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.’’ shkruan ajo.