Sekretari i Komunës së Çairit Faruk Nevzati ka publikuar informacionet se Ligji për veprimtarinë hulumtuese-shkencore ka paraparë që njësitë e vetadministrimit lokal (komunat) të kenë të drejtën e financimit të veprimtarive hulumtuese -shkencore, në këtë rast edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptare.
Ai i referohet nenit 49, paragrafi (1) të këtij Ligji, në pjesën ku është përcaktuar mënyra e financimit të veprimtarive hulumtuese – shkencore ku thuhet:
“Mjetet për financimin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara me Programin nacional si dhe në programet zhvillimore me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga burime tjera: programet dhe fondet ndërkombëtare, njësitë e vetadministrimit lokal, personat juridikë, të ardhurat personale, legatët, dhuratat, testamentet, dokumentet shtesë dhe burimet”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume