Kryetari i Qeverisë Mickoski do të mbajë fjalim në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg kushtuar Bashkimit Evropian dhe reformave

Sot me datë 21.10.2024 (e hënë) Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, së bashku me drejtorin e Zonës Zhvillimore Industriale Teknologjike, Goce Dimovski qëndron për vizitë në Salzburg të Austrisë, ku ka panel dhe prezantim në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg kushtuar Bashkimit Evropian dhe reformave në këtë rrugë.
Ngjarja organizohet nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE), Kongresi Evropian me rreth 700 të ftuar dhe mbi 60 folës nga e gjithë Evropa, që mbahet këtë vit për të 20-tën herë nën moton “BE: Nuk ka të ardhme pa reforma”.
Gjatë ditës së nesërme, Kryeminisrti Mickoski pritet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shallenberg dhe Presidentin e Austrisë Aleksandar Van der Ballen.