Lumbardh Salihu është prezantuar si aderim i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ka qenë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku që ka njoftuar ardhjen e fituesit të Big Brother Kosova në parti.

Kaderi është pyetur për angazhimin e Lumit në politikë dhe përgjigja e saj ka qenë befasuese.

“I uroj veç suksese atij. Kurgja ma shumë” ka thënë Kader Kicaj. E pyetur nëse edhe ajo do të ndjekë rrugën e ish-tëdashurit, modelja ka dhënë një përgjigje.

“Jo, unë nuk pranoj asnjë ofertë. Unë kam plane të ndryshme dhe jo për politikë” ka thënë modelja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume