Reperi Stresi së fundmi theu heshtjen, duke dhënë një rrëfim ekskluziv për Prive, ku zbuloi detaje nga sherri në Pejë dhe jo vetëm.

Stresi pos që shpalosi versionin e tij mbi atë histori, foli edhe për raportin me Noizyn, familjen e muzikën.

E duket se për Stresin po vazhdon “sefaja”.

Ai sot ka publikuar një video, lokacioni i të cilit mbetet enigmatik, e ku Stresi shihet duke bërë xhiro me një mikun e tij në makinë.

Kujtojmë se nga 6 gushti i këtij viti, Policia e Kosovës ka lëshuar urdhërarrest për të.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume