Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut dënuan bashkërisht Korenë e Veriut për furnizimin e Moskës me armë dhe kërkuan që ajo të tërheqë menjëherë trupat që dërgoi atje, ndërsa Rusia është në luftë me Ukrainën.

BE-ja dhe Koreja e Jugut mbajtën takimin e parë të “dialogut strategjik” në Seul disa ditë pasi Uashingtoni dhe Seuli paralajmëruan botën se Koreja e Veriut po dërgonte trupa për të ndihmuar Rusinë.

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Joe Borrell, dhe Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Taeul, dënuan “transferimet e paligjshme të armëve në Federatën Ruse për sulme ndaj Ukrainës” dhe kërkuan tërheqen e forcave ushtarake të Koresë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume