Me Ligjin e ri për energjetikë, rregullatorit i ndahen ingerenca serioze në procesin e ndërlidhjes tegtare me vendet fqinje me qëllim të konkurrencës së rritur, çmimeve më të ulëta, investimeve më të mëdha, deklaroi sot kryetari i Komsioni rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski.

Ai foli në panelin “Burime të rinovushme: Kontrolli strategjik i implementimit të burimeve të rinovueshme të energjisë”, i cili është pjesë e konferencës të organizuar nga Shoqata maqedonase për burime të rinovueshme të energjisë (MARES).

“Ne jemi të përfshirë në lidhjen e tregut midis Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një projekti të USAID-it. Qëllimi kryesor është që të bëhemi pjesë e integruar e tregut pan-evropian. Me Ligjin e ri për Energjerikë po shkojmë drejt liberalizimit të tregjeve, i cili nxit investime. Me këtë proces për integrim në treg, kompanitë tona do të kenë mundësi të marrin pjesë në tregjet e vendeve fqinje”, theksoi Bislimoski.

KRE edhe me Ligjin për energjetikë, i cili është në fuqi dhe në të cilin është implementuar pakoja e tretë energjetikë si risi ka vendosur mbikëqyrje të tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume