Princi William ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë “brutal” për të, pasi Mbreti Charless III dhe Kate Middleton u diagnostikuan me kancer.

Në një intervistë të gjerë dhe çuditërisht personale në fund të turneut të tij njëjavor në Cape Town, Princi i Uellsit, u pyet si ka qenë ky vit për të që po lëmë pas.

“Sinqerisht? Ka qenë i tmerrshëm”, u përgjigj ai.

“Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time. Kështu që, përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë”.

Princi William gjithashtu u pyet për ballafaqimet e Mbretit Charles III me sëmundjen e rëndë dhe po ashtu të Kate Middleton.

“Jam shumë krenar me gruan time. Jam krenar me babanë tim, për mënyrën se si i kanë menaxhuar situatat. Por nga eksperienca ime personale, ka qenë një vit brutal”, shtoi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume