Edhe sot është në fuqi ndalesa për qarkullimin e mjeteve të rënda transportuese në kalimin malor Mavrovë. Ndalesë është vendosur edhe në drejtimin drejt Kodrës së Diellit, njofton LAMM.

“Ndalesat për qarkullimin e mjeteve të rënda transportuese janë në kalimin malor Mavrovë. Në drejtimin rrugor Tetovë – Kodra
e Diellit është vendosur ndalesë për mjete të rënda transportuese.

“Ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirëve),” thonë nga LAMM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume