Mickoski: U realizua operacioni më kompleks policor kundër klaneve kriminale, me të cilin zbardhen 7 vrasje brutale të viteve të kaluara
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sonte ishte i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, ku komentoi operacionet policore që u zhvilluan gjatë ditëve të fundit në shtet, gjatë së cilit u arrestuan dhjetëra persona të akuzuar për disa vepra të rënda penale.
Një nga operacionet e MPB-së, të cilën kryeministri e komentoi, ishte aksioni kundër klaneve kriminale që prej vitesh veprojnë në vend, bëhet fjalë për një grup të përfshirë në shumë vepra kriminale, përfshirë vrasjeve.
Operacioni policor kundër strukturave kriminale që prej vitesh, madje dekadash, janë të pranishme në qytetet tona, bëhet fjalë për një grup për të cilin ka dyshime të bazuara se janë të lidhur me shumë vepra kriminale, ndër të cilat edhe vrasje, theksoi kryeministri Mickoski.
Ai shtoi se, sipas informacioneve të disponueshme, me këtë operacion policor janë zbardhur 7 vrasje të ndodhura në Maqedoni.
Mund të them se bazuar në provat e mbledhura, ky është operacioni policor më kompleks në historinë e Maqedonisë një operacion që do të zbardhë dhe sqarojë vrasje të ndodhura vitet e kaluara. Deri tani, kam informacione se janë zbardhur 7 vrasje të kryera nga ky grup, deklaroi kryeministri Mickoski.