Në përvjetorin e 30-të, Universiteti i Tetovës, mblodhi figura të rëndësishme, përfshirë përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, ambasadorë, drejtues fetarë, rektorë universitetesh dhe veteranë të arsimit.
Senati i UT-së nderoi ish-politikanin dhe veprimtarin Nevzat Halili me titullin prestigjioz “Doctor Honoris Causa”.
Halili, i prekur nga nderimi, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kombëtare përmes dijes dhe edukimit.
Rektori i Universitetit, Jusuf Zejneli, në fjalimin e tij tha se ky universitet mbetet simbol i përpjekjeve dhe aspiratave të shqiptarëve për arsim në gjuhën amtare, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat u përball gjatë themelimit ndërkaq në deklaratë për Televizionin Klan nënvizoi se përkushtimi për të ardhmen e këtij Universiteti nuk do të ndalet
Përfaqësuesi i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, Mark Gjonaj, vlerësoi rolin e Universitetit të Tetovës si një pikë referimi për shqiptarët kudo në botë, duke theksuar se “një gjuhë, një kulturë dhe një traditë” janë vlera që i bashkojnë të gjithë.
Filantropi Lazim Destani për Klan Maqedoni tha se biznesmenët shqiptar do të jenë të përkushtuar në momente të duhura për t`i dhënë mbështetjen e merituar këtij Universiteti
Ceremonia përvjetore rikujtoi sakrificat dhe guximin e të gjithë atyre që kontribuuan në ngritjen e këtij institucioni të rëndësishëm, duke e bërë atë një simbol të dijes dhe përparimit kombëtar. /TS-Nevrij Ademi/
@tetovasot_official “Doctor Honoris Causa” për Nevzat Halilin në 30-vjetorin e Universitetit të Tetovës#tetovasot #news #for #nevrijademi #ts #foryoupage #TS