Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.

Rei Bitri, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, aksidentoi punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim.

30-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko”.

“Në momentin që ka ndaluar automjetin, e ka dëmtuar punonjësin në këmbë. Dyshohet se e ka goditur aksidentalisht. Efektivi i policisë është dërguar në spital. Rei Bitri është shprehur se ngjarja ishte aksidentale. Nga ana e efektivit nuk ka pasur ende një deklaratë”, raportoi gazetarja e ABC News, Bleona Sari./abcnews.al