Fronti Europian kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Një kërkesë e tillë nga Fronti Europian vjen pas deklaratave të kreut të Kuvendit ku thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare por gjuhë e përkthyer. Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli e shoqëruar nga deputetët tjerë të koalicionit Fronti Europian në një dalje për media tha se në Amendamentin 5 i Kushtetutës përcakton qartë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase.