Hakmarja politike e grupit të Taravarit dhe Vlen është shndërruar tani më në hakmarje ndaj shqiptarëve. Drejtori i Taravarit në Shtëpinë e Shëndetit Kërçovë, i ka ndërprerë marrëveshjen e punës specialistit të vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, vetëm pse i njëjti është babai i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Genc Selmani, nuk është mjaftuar me kaq, por është lavdëruar edhe në profilin e tij në Facebook duke konfirmuar hakmarjen, ndërsa më skandalozja, padroni i tij dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, e ka mbështetur me një “përqafim” në këtë postim.
Në vendimin për ndërprerjen e marëdhënies së punës është përdorur një arsyetim skandaloz, se Shtëpisë së Shëndetit nuk i nevojitet një specialist si ky edhe pse vendimin për angazhim paraprakisht të njëjtit ia kanë nënshkruar dy ish ministra të shëndetësisë.
Veprimet e këtilla revanshiste të Vlenit dhe veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arbem Taravari e grupit të tij, po ua shohin pasojat të gjithë shqiptarët. Shumë klinika kanë mbetur pa udhëheqës shqiptarë dhe janë zëvendësuar me maqedonas, ndërsa shumë mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër medicinal u është ndërprerë marëdhënia e punës dhe në vend të tyre janë punësuar maqedonas.
Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten se ata janë në pushtet jo vetëm kundër vullnetit të shqiptarëve, por tanimë edhe kundër shqiptarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume