Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Interi mposhti Lazion në Milano me rezultat 2:0.

Ndeshje çerekfinale e Kupës italiane u zhvillua të martën mbrëma.

Interi shënoi golin e parë në minutën e 39-t. Golashënues i golit të parë ishte Marko Arnautoviq.

Golin e dytë Interi i shënoi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 77-të. Hakan Çalhanoglu shënoi nga penalltia golin për 2:0.