Selektori i kombëtares së Belgjikës, Rudi Garcia ka konfirmuar rikthimin e Thibaut Courtois te “Djajtë e Kuq”.

Garcia për “L’Equipe” ka thënë se kishte një takim me të në Madrid, para ndeshjes të Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Manchester Cityt, aty ku ylli i portës madrilene kishte bërë me dije dëshirën për t’u rikthyer në kombëtare.

Sipas Garcias, ky është një lajm i mirë për futbollin belg, pasi rikthimi i Courtois është i rëndësishëm për aspiratat e kombëtares.

Thibaut Courtois kishte konfirmuar në shumë intervista se qëllimi i tij ishte rikthimi te Belgjika dhe prania e tij në Kupën e Botës së vitit 2026.

Ai po ashtu kishte thënë që kishte pasur konflikt me trajnerin e kaluar, Domenico Tedesco, por jo edhe me bashkëlojtarët e tij.

Rikthimi i shtatlartit është lajm i mirë për Rudi Garcian, i cili po formulon një projekt për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të vitit 2026 e pastaj edhe për të tentuar të bëj befasinë, në një epokë të re për kombëtaren belge.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume