Nëntë pacientë të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan kanë mbërritur në Qendrën Emergjente të Serbisë, përderisa tre pacientë janë pranuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake (AMU), njofton MIA.
Dymbëdhjetë pacientë të lënduar në aksidentin në diskotekën në Koçan mbrëmë me aeroplanin CASA C-295 të armatës serbe janë transportuar nga Shkupi në Beograd dhe do të përkujdesen në AMU dhe Qendrën Klinike të Serbisë.
Më herët, një aeroplan me katër mjekë dhe katër teknikë mjekësorë fluturuan për Shkup për evakuimin mjekësor të të lënduarve në aksident. Dy pacientë të cilët me autoambulanca ushtarake janë transportuar nga Shkupi për trajtim në Spitalin Ushtarak të Nishit dhe në Qendrën Klinike të Nishit.
Për të ofruar ndihmë për të lënduarit, është planifikuar që në Maqedoninë e Veriut të qëndrojnë dy mjekë nga AMU-ja (kirurg plastik dhe anesteziolog) dhe një teknik mjekësor.