27 vjeçarja në Tetovë mashtrohet për 2 mijë euro nga një vajzë që është paraqitur se është e bija e një prokurori

Me datë 28.04.2025, në orën 11:30, në Stacionin e Policisë në Tetovë, një grua 27-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar me 2,000 euro nga K.J., e cila është paraqitur si vajza e një prokurori dhe se mund ta ndihmojë për një çështje në prokurori. Më 15 shkurt 2025, ajo ia dha paratë, por më 15 prill 2025, ajo mori një përgjigje nga prokuroria se “iniciativa” e saj ishte refuzuar, pas së cilës ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.