Me datë 28.04.2025 në orën 18:00, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në një rrugë lokale në fshatin Vrapçisht i Gostivarit, një i mitur nga fshati Vrapçisht, i cili po udhëtonte me një trotinet elektrik, është rrëzuar në rrugë. Në aksident, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat iu diagnostikuan në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimin e ka kryer ekipi inspektues nga DPB Gostivar. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume