SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër М.S.(45) nga Velesi, për shkak
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër B.А.(37) nga fshati Garanë i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ndërtimi i paligjshëm“. Ai, në një lokalitet katastror në Kërçovë, në kundërshtim me lejen për ndërtim të lëshuar nga komuna e Kërçovës dhe pas miratimit të projektit themelor, kreu në mënyrë të paaurtorizuar zgjerimin dhe shtojcën e katit përdhes të objektit ndërtimor, gjë që ishte konstatuar edhe gjatë mbikëqyrjes inspektuese të kryer me datë 17.03.2025. Me këtë gjë, i denoncuari është pajisur me përfitim të kundërligjshëm prone me 12.120.360 denarë dhe i ka shkaktuar dëm buxhetit të komunës së Kërçovës prej 516.777 denarë.TS