Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në akademinë kushtuar 35 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit Fadil Vata, shkruan Top24

Sot në Prishtinë, së bashku me miq dhe bashkëveprimtarë, mora pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Fadil Vatës, me rastin e 35 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Fadili ishte një veprimtar i përkushtuar, në të cilin atdhedashuria nuk ishte vetëm ndjenjë, por forcë që e udhëhiqte në çdo hap. Ai dha gjithçka nga vetja në shërbim të çështjes kombëtare, si udhëheqës në radhët e LPK-së, duke qëndruar i pathyeshëm përballë torturave fizike e psikike.

Asgjë nuk e lëkundi nga ideali i tij për liri dhe pavarësi. Ai ishte një nga shembujt më të pastër të sakrificës dhe përkushtimit të paepur.

Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Fadil Vatës!