Më 18.05.2025 në orën 09.57, nëpunësit policorë të Stacionit policor për sigurinë e komunikacionit rrugor e privuan nga liria H.A. (56) nga f. Reçicë e Madhe, rrethi i Tetovës. Në bul. “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë ai ka drejtuar automjetin e pasagjerëve ,,bmv’’ me targa regjistrimi të Tetovës me një shpejtësi prej 111 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë në zonë të banuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.