Më datë 29.05.2025 në orën 10:30 në rrugën rajonale
Tetovë – Kodra e Diellit, në hyrje të fshatit Gajre, zyrtarët policorë
nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar dy të
mitur nga fshati Gajre, nën dyshimin se më 26.05.2025 rreth orës
21:15 në rrugën ,,111" në Tetovë, kishin qëlluar me pushkë
automatike në drejtim të një shtëpie në pronësi të M.T. nga
Tetova. Të miturit janë ndaluar në stacionin policor, është njoftuar
prokurori publik dhe u krye një intervistë zyrtare në prani të
zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale-tetovë. Pas dokumentimit
të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS