“Nuk mund të shkojmë më në zgjedhje sikur të mos na ketë ndodhur asgjë. Tragjeditë kanë treguar qartë se duhet të ketë ndryshime dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë individuale. PLD ka paraqitur një ligj që kërkon një zone të vetme zgjedhore dhe listave të hapura, modele që përparojnë demokracinë duke u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin se kë duan t’i përfaqësojnë në Këshilla komunal dhe Kuvend pa u shkuar dëm vota e tyre”, tha Monika Zajkova, kryetare e Partisë Liberal Demokratike (PLD), në një intervistë me Frontline, përcjell PressOnline.al
Sipas saj, të gjitha hulumtimet tregojnë se një zonë e vetme zgjedhore do të sigurojë përfaqësim më të drejtë.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Zajkova thotë në intervistë se qëndrimi ynë është se Maqedonia ka nevojë për BE-në për shkak të institucioneve evropiane, një gjyqësori të reformuar dhe më shumë granteve financiare të pakthyeshme që arrijnë miliarda euro.