Gati tre muaj nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan një pacient ende vazhdon të mbetet në gjendje kritike. Këtë e konfirmoi drejtori i Fondit Shëndetësor, në panel diskutimin “Koçani prioriteti ynë” i cili tha se aktualisht 12 pacientë vazhdojnë të marrin trajtime spitalore, prej tyre shtatë janë jashtë vendit. Ndërsa theksoi se vendi ka kapacitet të organizojë trajtimin e mëtejshëm dhe rehabilitimin e pacientëve nga tragjedia e Koçanit.

“Prej të tjerëve që po trajtohen kemi 15 në (PRT) piereks tretman, që d.m.th tretman me plazma që njëri është i pasur me trombocite, tjetri është pa trombocite, gjashtë janë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe 10 në Shën Naumi i Ohrit, me lidhje të fashave dhe trajtime të ngjashme kemi 38 të lënduar, katër në 8 Shtatori, 26 në Shën Naumi i Ohrit, në terapi fizikale janë 46 persona, të gjithë në Koçan,” tha Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Panel diskutimin e mbajtur sot, partia opozitare e LSDM-së e sheh si të turpshme dhe ç’njerëzore.

“Koçani definitivisht nuk është prioritet për Qeverinë. Qeveria e ka refuzuar ligjin për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të lënduarve. Ka refuzuar financiarisht të ju ndihmojë, përderisa prindërit japin dorëheqje nga punët për të kujdesur për fëmijët e lënduar. Deputetet e DPMNE-së si qyqarë më të mëdhenj fshihen në zyrat e Kuvendit vetëm për të mos u përballur me prindërit. Klekovski gjithashtu duhet të fshihet nga opinioni, spitali i Kopanit ende nuk ka pajisje mjekësore bazë,” deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Në tragjedinë e 16 marsit në Koçan ku diskoteka Puls u kaplua nga zjarri, humbën jetën 62 persona. Hetimet për tragjedinë përfunduan javën e kaluar, ndërsa të dyshuar janë 46 persona, 11 prej të cilëve janë në paraburgim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume