Shqipëria po i bën konak Serbisë në “Air Albania”, me ndeshjen që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2026-ës.

Që në fillim të 45-minutëshit të dytë, Shqipëria doli në rast të mirë shënimi me Armando Brojën.

Disa minuta më vonë, porta shqiptare u rrezikua nga Aleksandar Mitrovic, por që Thomas Strakosha ishte në krye të detyrës.

Pas 17 minutave, Sylvinho vendosi për ndryshimet e para të ndeshjes.

Shqipëria kryeu dy zëvendësime. Dolën nga loja Rey Manaj dhe Arbër Hoxha, teksa u futën në lojë Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku.

Rezultati momental i ndeshjes është 0-0.