Arben Fetai dhe ekipi i tij kanë vazhduar turin organizativ në disa lokalitete. Stacioni i radhës ishte komuna e Bërvenicës, një zonë, sipas Fetait, me rëndësi të veçantë në rajonin e Pollogut, transmeton Flaka.
Fetai u shpreh se “besimi në vizionin tonë dhe vullneti për ndryshim janë kristal të qarta”, duke theksuar angazhimin e palëkundur të aktivistëve në këtë zonë për ta çuar përpara betejën për ndryshimin që, siç tha ai, “VLEN”.
Ajo që tërhoqi vëmendje të veçantë në këtë takim ishte prania e përfaqësuesve nga parti të tjera të koalicionit VLEN. I pranishëm në tubim ishte edhe Abep Nuhiji, kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA në Bërvenicë dhe njëherësh këshilltar komunal.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në takim kanë qenë të pranishëm edhe eksponentë të tjerë të partive të përfshira në koalicion.