Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi në “Facebook” ua rikujtoi Lëvizjes Besa dhe Izet Mexhitit, se janë të njëjtët që në vitin 2021 kanë votuar metodologjinë që i ndante qytetarët në rezident dhe jorezident.

“Njësoj sikurse nënkryetari i BDI-së në vitin 2021 edhe këto të lëvizjes Besa paskan nisur publikisht të shprehin pishmanllëkun pse e kanë votuar ligjin për regjistrim në vitin 2021, në kuadër të cilit ishte edhe metodologjia që i ndante qytetarët në rezident dhe jorezident, gjë që u shfuqizua nga gjykata kushtetuese.

Snopçe shton se si duket po moralizohet politika në shtetin tonë pasi gjithnjë e më tepër faktorët politik publikisht po e shprehin vetëkritiken nga politikat që kanë ndjekur në të kaluarën.

“Si duket gjithnjë e më tepër faktorë politikë po bëhen pishman për mosreshtimin me Aleancën për Shqiptarët për sa i përket regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. Edhe njëherë them, vetëkritika është gjë e mirë. Ajo që nuk është mirë është heshtja se si do veprohet me këto çështje në të ardhmen”, shprehet Snopçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume