Në Shkup nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion për shkak të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“SPB Shkup njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume