Nga sot e deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje. Siç njoftohet, ndalesa vendoset për shkak të rrezikut të shtuar nga shfaqja dhe përhapja e zjarreve në hapësira të hapura. Lëvizja do të lejohet vetëm me leje të shkruar të lëshuar nga degët e NP “Pyjet nacionale” – Shkup, për zonat që i menaxhojnë. Për mosrespektimin e kësaj ndalese, personat fizikë që kapen duke lëvizur në pyll do të gjobiten me 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume