Nën ndikimin e një mase shumë të nxehtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika, e cila është e lidhur me një fushë të presionit të lartë atmosferik, vendi do të përfshihet nga një periudhë e gjatë moti stabil, i thatë, me diell dhe shumë i nxehtë, duke sjellë rrezik për shfaqjen e zjarreve pyjore.

Sa i përket temperaturave, ato do të lëvizin në intervalin nga 32 deri në 40 gradë Celsius, ndërsa nga fundjava dhe gjatë javës së ardhshme, në rajonin e Vardarit temperatura do të arrijë deri në 42 gradë Celsius. Temperatura të ngjashme priten edhe në rajonin e Shkupit.

Gjatë këtij vale të të nxehtit, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme, ndërsa indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të lartë – 9. Pikërisht për këtë arsye, u bëhet apel qytetarëve, sidomos të moshuarve, që të mos dalin jashtë në pjesën më të nxehtë të ditës (nga ora 11:00 deri në 17:00), dhe të konsumojnë më shumë lëngje.