Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me rritjen e prodhimit industrial në Maqedoni, deklaroi:
“Po, jemi jashtëzakonisht të kënaqur, sepse indikatorët, sidomos në tremujorin e dytë, më në fund kanë filluar të tregojnë rritje. Pra, ajo periudhë e stabilizimit të ekonomisë maqedonase tani është shoqëruar me rritje. Pikërisht një nga arsyet për rritjen e tillë është edhe puna e kompanive të ngjashme me atë të Replek-ut, ku jemi sot. Ta përshëndesim gjithë këtë që po bën menaxhmenti këtu dhe t’i inkurajojmë të vazhdojnë në atë drejtim.
Rritja prej 9.4% rritje pothuajse dyshifrore e prodhimit industrial në maj, krahasuar me majin e vitit të kaluar, si dhe rritja prej 9% në industrinë përpunuese gjatë muajit maj, është diçka që për ne është vërtet shumë e rëndësishme.
Gjithashtu mund të them se nëse merret periudha nga fillimi i vitit deri në fund të muajit maj, pra pesë muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja është mbi 3%, mendoj se është 3.3%, ndërsa në industrinë përpunuese është 4.5%.
Kështu që lirshëm mund të konkludoj se periudha e konsolidimit dhe stabilizimit ka përfunduar, tani përmes këtyre indikatorëve fillojmë të gjenerojmë rritje. Turizmi rritet me mbi 20% dhe rritet prodhimi industrial, rriten investimet e kështu me radhë. Vlerësoj se në tremujorin e dytë duhet të kemi një rritje jashtëzakonisht të lartë të ekonomisë maqedonase.”