Gjatë ditës së djeshme (02.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u krye një kontroll aksionar për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga shoferët e motoçikletave, gjatë të cilit u sanksionuan 429 shoferë. Nga këta, 267 shoferë nuk përdorën helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit, 83 drejtonin pa leje drejtimi, 12 motoçikleta u konfiskuan për shkak të lejeve të skaduara të trafikut dhe shkaktimit të zhurmës së tepërt… Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 189 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.TS