Turneu i shahut në Universitetin e Tetovës mblodhi 30 pjesëmarrës nga radhët e stafit akademik dhe administrativ

Në ambientet e Universitetit të Tetovës, nën organizimin e Sindikatës së të punësuarve në UT, më 2
korrik 2025, u mbajt me sukses turneu i shahut me pjesëmarrjen e 30 të punësuarve nga njësitë
akademike dhe administrative të universitetit.
Turneu u zhvillua në një atmosferë sportive, duke përçuar frymën e garës dhe të bashkëpunimit mes
kolegëve. Ndeshjet u luajtën në shtatë xhiro, sipas sistemit zviceran të garimit.
Pas përfundimit të të gjitha xhirove, fitues i turneut u shpall prof. Bekim Sulejmani, vendi i dytë i
takoi prof. Sahmedin Saliut, ndërsa vendin e tretë e fitoi z. Nizam Xhemaili.
Për tre fituesit u ndanë çmime të veçanta, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u nderuan me mirënjohje,
në shenjë respekti dhe vlerësimi për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve u realizua nga këshilli organizues i përbërë nga
z. Florian Nesimi, prof. Shefket Dehari, z. Ali Salihi dhe z. Ramadan Osmani.
Ky aktivitet sportiv është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Sindikatës për të nxitur
bashkëpunimin, mirëqenien dhe ndërlidhjen sociale në mes të punësuarve në Universitetin e
Tetovës.