Fondi i Sigurimit Shëndetësor me rezultate të rëndësishme në vitin e parë të mandatit të udhëheqësisë së re: Barna më të mira, paga më të mira, shërbime shëndetësore më të mira

Në brifingun e sotëm me mediat, drejtorët e përgjithshëm të Fondit të Sigurimit Shëndetësor
të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sasho Klekovski dhe z. Branko Axhigogov,
paraqitën një përmbledhje të gjerë të reformave dhe rezultateve të arritura në vitin e parë
nga emërtimi i tyre. U prezantua vizioni për transformim të Fondit në një shtyllë efikase,
transparente dhe proaktive të sistemit shëndetësor me fokus te personat e siguruar dhe
punonjësit shëndetësor.
Prioritetet kryesore:
Përmirësim të qasjes në barna;
Financim më të mirë në kujdesin shëndetësor primar dhe njësitë specialistike-
konsultative (KSHSK);
Më shumë shërbime dhe më cilësore në institucionet shëndetësore publike;
Efikasitet më të madh dhe transformim dixhital i Fondit.
Një hap historik në qasjen në barna
Shumë familje maqedonase edhe më tej po përballen me ngarkesë të lartë financiare për
shkak të barnave – deri në 65% e shpenzimeve mbulohen direkt nga xhepi. Fondi u përgjigj
me rivitalizimin e Listës pozitive të barnave, e cila, pas më shumë se dhjetë vitesh
stagnimi, u zgjerua në dy raste:
Në gusht 2024 u shtuan 9 barna gjenerik për trajtim të:
o sëmundjeve të gjakut (Prasugrel, Ticagrelor),
o sëmundjeve kardiovaskulare (Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate),
o shëndetit mental dhe demencë (Escitalopram, Memantine, Duloxetine);
Në korrik 2025 u shtuan dy barna të reja për trajtime onkologjike – letrozole dhe
anastrazole (inhibitorë aromatazë).
Përmes pjesëmarrjes së platformës nacionale të barnave dhe aplikimit të E-receta,
përshpejtohen proceset, reduktohen shpenzimet dhe sigurohet një qasje e vazhdueshme tek
barnat.
Buxhet i kushtëzuar për barnat – mbulim më i madh, cilësi më e mirë
Modeli i ri i buxhetimit mundësoi:
qasje stabile në barna për onkologjinë, hematologjinë, fibrozën cistike, sklerozën
multiple, sëmundjet autoimune (reumatologjike, të lëkurës, gastroenterologjike);
eliminimi i listave të pritjes për hormon për rritje;
zgjerimi i terapisë biologjike edhe në institucionet rajonale – shembull: Struga.
Më shumë shërbime dhe shërbime më të mira në ISHP (publike)
Përmes rritjes së financimit, Fondi ka përmirësuar dukshëm kapacitetin e institucioneve
shëndetësore publike:
Rritje e pagave: sot paga bazë neto më e ulët arrin 27.000 denarë (krahasuar me
18.000 denarë në v. 2022), ndërsa paga mesatare arrin 53.983 denarë. Rritja reale
është 9.4% për 2024/2025, shumë herë më e madhe se periudha e mëparshme
(3.8% për 2021-2023).
Rikonstruksione të institucioneve shëndetësore:
o Klinika e Sëmundjeve Infektive,
o Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës,
o Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve,
o Instituti i Shëndetit Publik,
o si dhe projektet shtesë në procedurë ose fazë të realizimit.
Prokurim i pajisjeve bashkëkohore dhe aplikimi i metodave të reja në:
o Kirurgji digjestive,
o Kirurgji bariatrike
o Transplantim i mëlçisë nga donatorë i gjallë,
o Urologji, transplantim i veshkës, implantim i protezave, radiologji,
trombektomi, stentim periferik,
o kirurgji torakale dhe plastike, rikonstruksion të gjirit, ORL, proteza të
zërit,
o TAVI, 3D mapim, krioablacion, defibrilator/kardioverter implantabil
Shërbime të tjera, të reja dhe të zgjeruara
Fondi kontribuoi edhe në fusha të reja:
Financim i shërbimeve shëndetësore për të burgosurit;
Mbështetje për oftalmologji, kardiokirurgji, trajtim në banja, pajisje ortopedike,
trajtim jashtë vendit;
Përmirësim i procedurave për in vitro – koha për vendosje është e shkurtër prej 3
muaj në 2 javë;
Administrim më i thjeshtë, digjitalizimi i proceseve, racionalizimi i procedurave për
pushimet mjekësore dhe numër i rritur i mekanizmave kontrolluese.
Efikasitet më i madh dhe pjekuri institucionale e FSSH-së
Digjitalizim intensiv i proceseve të brendshme;
Interoperabilitet i përmirësuar me institucione të tjera (MPSDR, DAP, RQM)
Standarde të avancuara dhe të sigurta informative;
Kushte pune të përmirësuara dhe paga për të punësuarit në Fond.
Këto rezultate paraqesin tregues të qartë për reformë të vazhdueshme, tërësisht të orientuar
dhe përgjegjëse e sistemit shëndetësor – të mbështetur me transparencë, analiza
sistematike dhe dëgjimi i nevojave të qytetarëve dhe punonjësit shëndetësor.
Pas brifingut, drejtorët mbetën të disponueshëm për deklarata para kamerës. Për të
gjitha mediat që nuk patën mundësi të marrin pjesë, Fondi mbetet i hapur për informacione
shtesë.