Arsimi i mesëm profesional në Maqedoni është model i suksesshëm që lidh në mënyrë
efektive mësimin teorik me punën praktike. Nxënësit kanë mundësinë të fitojnë njohuri të
aplikueshme me të cilat mund të përfshihen shpejt në tregun e punës ose të vazhdojnë me
avancimin akademik. Të rinjtë e dinë këtë, prandaj arsimi profesional nuk është më
alternativë, por zgjedhja e parë mes tyre.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, në konferencëm të
dedikuar zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional në Maqedoni, organizuar nga
Ambasada Zvicerane dhe projekti E4E – „Arsim për Punësim“.
“Synojmë përsosmëri në arsimin e mesëm profesional. Miratuam ligj të ri me të cilin
rregulluam konceptin e arsimit dual, po rrisim numrin dhe po fuqizojmë qendrat rajonale për
arsimin e mesëm profesional. Në bashkëpunim me odat po rrisim numrin e kompanive të
përfshira në trajnime praktike dhe përfshimë profesione konform nevojave të ekonomisë.
Siguruam buxhet prej 50 milionë denarë për 1,570 bursa për nxënësit që në vitin e ri shkollor
do të regjistrohen në paralele duale,” tha Janevska.
Ministrja theksoi se përpjekjet e institucioneve dhe organizatave partnere kanë reflektim të
shkëlqyer. Trendi i rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve vazhdoi edhe gjatë afatit të
regjistrimit në qershor për arsimin e mesëm, me më shumë se dyfishin e nxënësve të
regjistruar në shkollat e mesme profesionale krahasuar me gjimnazet.
Në konferencë u promovua edhe aderimi i Maqedonisë në anëtarësimin në rrjetin World
Skills Europe, i cili mundëson lidhjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive
midis vendeve dhe institucioneve në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit, dhe në kuadër
të së njejtës organizohen gara ndërkombëtare të nxënësve. Sipas Janevskës, kjo do të
mundësojë përparim shtesë të cilësinë të arsimit profesional në vend.
" Do të përdorim mundësitë të cilat i ofron rrjeti. Do të përdorim praktikat e mira dhe
njohuritë më të gjera në mënyrë më efektive t'i orientojmë investimet e ardhshme në
modernizimin e objekteve të trajnimit profesional. Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë të
ndihmojmë brezat tanë të rinj të përfundojnë me sukses arsimin e tyre që do t'i shpien drejt
profesioneve të dëshiruara, ndërsa qëllimi përfundimtar është punësimi i lartë i të rinjve", tha
ministrja.
Në konferencë u drejtua edhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Veronik Ulman, si dhe
Nino Buiq, ndihmës-drejtori për Çështjet Evropiane, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe
projektet në Agjencinë për Arsim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, delegat zyrtar i
WorldSkills Kroaci. Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përparimin në cilësinë e arsimit të
mesëm profesional në vend.