Ngjarje e pazakontë u regjistrua sot në Shkup, një qytet ku trafiku nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar.

Është fakt që në qytet mungojnë shumë vende parkimi, por po ashtu është fakt që një pjesë e madhe e shoferëve aspak nuk i kushtojnë vëmendje të tjerëve, as kur vozisin e as kur parkojnë.

Sot në mëngjes, në rrugën “Fronti Popullor”, një automjet ishte parkuar, besoni ose jo, mbi një tjetër automjet.
Nuk dihet nëse shoferi i SUV-it ka humbur kontrollin mbi makinën, apo kjo është bërë qëllimisht, por kjo është një tregues tjetër për mungesën e kulturës në trafikun e qytetit.