Sa herë që afrohen zgjedhjet, kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, kujtohet për mërgatën. Dy herë me radhë ka kërkuar votën e tyre, por për tetë vite në pushtet, nuk ka lëvizur asnjë gur për ta. Dhe tani, kur zgjedhjet lokale janë caktuar për tetor 2025, Sejdiu sërish përpiqet t’i josh me lavde dhe poezi, për të ardhur e votuar edhe për herë të tretë.

Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Dy herë mund të më mashtrosh dhe të të besoj, por për herë të tretë kurrë më!”

Sejdiu në një status në Facebook shkruan se fushata e tij do të ketë dy shtylla si Mërgata dhe Vendlindja.

“Fushata jonë (si atëherë, ashtu edhe sot) do të mbështetet në dy shtylla të pandashme: Mërgatën dhe Vendlindjen.”, ka shkruar Sejdiu

Por pyetja që lind natyrshëm është:
Cilin premtim e ka mbajtur për mërgatën?
Çfarë projekti apo pune konkrete ka kryer për ta, përveç kur lyp ndihma financiare për projekte, të cilat më pas i paraqet si suksese të komunës dhe të vetat?

Mërgata e ka kuptuar mashtrimin e tij në shumë raste të projekteve të përbashkëta që më pas i ka përvetësuar dhe ata nuk do të mashtrohn më.

Ndryshe sipas anketave të fundit nga agjenci serioze, vendore dhe ndërkombëtare, Blerim Sejdiu po përjeton rënie drastike për shkak të:

1. Borxhit të madh të komunës, që thuhet se ka kaluar 6 milionë euro

2. Mospagesës së këshilltarëve komunalë, të cilët nuk kanë marrë paga prej dy vitesh

Nga ana tjetër në po të njëjtat anketa thuhet se Fronti Kombëtar pritet të jetë fituesi absolut në Zhelinë, me një diferencë të madhe ndaj Blerim Sejdiut.