Zjarri që shpërtheu pasditen e djeshme në Gërçishtë të Vallandovës është riaktivizuar sërish në orët e mëngjesit të sotëm, i nxitur nga era e fuqishme dhe temperaturat e larta.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe janë përhapur në dy drejtime kryesore — njëri drejt fshatrave Kazan Doll dhe Furka, dhe tjetri drejt Komunës së Bogdancit.

Në përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 50 persona nga terreni. Kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, ka kërkuar ndihmë ajrore për përballimin e situatës, mirëpo nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është informuar se për arsye teknike nuk është e mundur të sigurohet mbështetje me helikopter.

QMK gjithashtu ka paraqitur kërkesa për ndihmë edhe te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), por deri në pasditen.