Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë urimet e tij për popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite në një kohë sfiduese për mbarë globin.

“Në këtë 4 korrik sfidues për të gjithë globin, duke uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbushem me shpresë për një të ardhme më të mirë e më të drejtë për të gjitha racat, fetë dhe kombet”, shkroi Taravari në një postim në Facebook.

Ai e cilësoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së si një simbol të shpresës dhe të drejtësisë universale, duke e lidhur me vlerat e përbashkëta që ndajnë shqiptarët me partnerin e tyre strategjik – Shtetet e Bashkuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume