Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut raportoi se informacionet për një aksident trafiku janë dorëzuar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd.

Sipas deklaratës, aksidenti ka ndodhur pranë Suboticës, në të cilin ka humbur jetën një shtetas maqedonas, i lindur në vitin 1986.

“Në aksident ka mbetur i plagosur një person tjetër, gjithashtu shtetas maqedonas, i cili është shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të qendrës klinike me lëndime të rënda.

Ambasada është në komunikim të rregullt me familjen e personit të ndjerë në mënyrë që të përfundojnë në kohë të gjitha procedurat e nevojshme administrative për transportimin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume