Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, reagoi ashpër dhe me ironi në rrjetet sociale pas paralajmërimeve për masa të reja të mundshme lidhur me demografinë, duke e quajtur absurde idenë për një “taksë për beqarët”.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Jakimovski e quajti Qeverinë “patriotike”, por e akuzoi se në vend që të ofrojë zgjidhje për të rinjtë, po propozon masa si vendosja e taksave mbi qytetarët bazuar në statusin e tyre martesor.

“Prej patriotizmit në absurditet – ideja e re: TAKSË PËR BEQARËT! Numri i nxënësve është ulur për 17.000 – kjo është një alarm për çdo shtet normal. Por për qeverinë patriotike – një frymëzim”, shkroi Jakimovski.

Ai sarkastikisht propozoi edhe “taksat” e tjera:
▪️ Taksa për kryeministra të humbur
▪️ Taksa për diploma të blera
▪️ Taksa për punësime partiake pa njohuri
▪️ Taksa për certifikata të falsifikuara

Jakimovski e krahasoi situatën me sistemin osman të taksimit dhe shtoi:
“Vazhdo kështu, kryeministër! Frymëzimi tatimor po të ecën më mirë se strategjia demografike!”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume