Për shkak të zjarrit në autostradën A4 Shkup – Bllacë pranë tunelit që përshkon autostradën, trafiku është devijuar për automjetet e pasagjerëve, dhe është pezulluar për automjetet e mallrave informon Tetovasot. Ministria e Brendshme ka vendosur një regjim të veçantë për lëvizjen e automjeteve nga Kalimi Kufitar i Bllacës në Shkup. Trafiku për automjetet e pasagjerëve është devijuar në fshatin Bllacë e Epërme përgjatë rrugës së vjetër për në fshatrat Banjani, Gluvo dhe Shkup. Një regjim i veçantë për lëvizjen e automjeteve është vendosur edhe në drejtim nga Shkupi në Kalimin Kufitar të Bllacës.
Trafiku nga Shkupi në kalimin kufitar është devijuar përgjatë rrugës rajonale R 22 39 drejt fshatit Brazdë dhe fshatit Gluvë .TS