Kreu i Lëvizjes qytetare “Arbëria” ka joshur të rinjtë që ti bashkohen kësaj lëvizje duke përmnedur ZOTIN dhe KOMBIN.
“Në këto ditë të mbushura me shpresë, ju jemi mirënjohës për përkrahjen që po i jepni Lëvizjes “Arbëria”. Mesazhet e shumta që kemi marrë, fjalët inkurajuese, veçanërisht nga të rinjtë, janë frymëzimi që na udhëheq në këtë rrugëtim që kemi nisur.
“Arbëria” është e juaja, është e popullit dhe ne, së bashku, po krijojmë një projekt që do të bëjë krenar çdo shqiptar.
Faleminderit të gjithë dashamirëve për këshillat e çmuara dhe sugjerimet nga zemra. Edhe kritikat i marrim me përulësi dhe seriozitet , sepse synimi ynë është që rrugës t’i bindim edhe skeptikët më të mëdhenj se kjo është rruga e së drejtës, e përkushtimit dhe e përbashkimit.
Nuk na hidhërojnë as ata të paktët që përpiqen të na baltosin me të pavërteta apo goditje të ulëta. Ne nuk ndalemi. Ne e dimë kush jemi dhe cilën rrugë ndjekim. Është rruga e Zotit, e Kombit dhe e Nderit! Në këtë rrugë jemi kalitur dhe e kemi dëshmuar ndër vite se nuk ka pengesë që mund të na ndalë.
Me respekt dhe përkushtim, në shërbim të Arbërisë dhe të çdo shqiptari!” ka shkruar Fazliu