Edhe pse ka vetëm një muaj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Azir Aliu foli për përvjetorin e punës së këtij dikasteri. Aliu tha se ky muaj ka qenë i mjaftueshëm për vendosjen e bazave drejt një qasjeje sistematike të bazuar në të dhëna. Ai njoftoi se ka vënë në funksion një mjet elektronik për raportimin e parregullsive, përmes të cilit deri më tani kanë reaguar 39 qytetarë. Të dhënat fillestare, siç tha ai, tregojnë se rastet më të shpeshta të raportuara lidhen me: sjellje joprofesionale, neglizhencë ndaj pacientit, trajtim të papërshtatshëm, refuzim të shërbimit shëndetësor, vonesa në ofrimin e kujdesit dhe kërkesë për ryshfet.

“Në këtë muaj të parë të mandatit tim e afruam institucionin pranë qytetarëve, kabineti i ministrit nuk mbeti vetëm një derë e mbyllur me emër ai u bë instrument për komunikim direkt dhe dëgjim. Hapëm një vegël digjitale për raportim të parregullsive, sepse ne besojmë se qytetari ka të drejtë për përgjigje dhe institucionet kanë detyrë të reagojnë”, theksoi Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Aliu bëri të ditur se 300 specializantë janë punësuar në institucionet shëndetësore. Por siç tha edhe faza e dytë për 300 specializantë shtesë ka filluar.

“Si Qeveri realizuam rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve shëndetësorë edhe me atë 4815 denarë neto për të gjithë të punësuarit në shëndetësi dhe për infermieret 6200 denarë. Ne zgjedhim me sukses statusin e paqartë të specializantëve privat që zgjaste me dekada. Bazuar në vendimin e miratuar të Qeverisë për punësimin e 600 specializantëve 300+300, faza e parë tani është gati e përfunduar, janë punësuar 300 specializantë të rinj”, u shpreh Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri njoftoi se në klinikën e gjinekologjisë po bëhet rikonstruimi i laboratorëve, ambulancave dhe zyrave specialiste. Theksoi se investimi është 29 milionë denarë me përfundim deri në fund të vitit. Poashtu bëri të ditur se ka filluar rikonstruimi i kardiologjisë. Në klinikën e infektives Aliu theksoi se u rinovua kati i parë me 1.5 milion euro. Ndërsa në klinikën kirurgjikale deklaroi se u vendos stacion i plotë i kompresorëve.

Ministri njoftoi se në Klinikën e Gjinekologjisë po realizohet rikonstruimi i laboratorëve, ambulancave dhe zyrave specialistike. Ai theksoi se investimi kap vlerën e 29 milionë denarëve dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Po ashtu, bëri të ditur se ka nisur rikonstruimi në Klinikën e Kardiologjisë. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Aliu theksoi se është rinovuar kati i parë me një investim prej 1.5 milionë eurosh.