Ramiz Merko do të ketë verë të qetë, pasi në vjeshtë do ta dëgjojë vendimin për emërimin e paligjshëm të drejtorit në shkollën fillore në fshatin Veleshtë. Seanca e sotme u prolongua për të pestën herë, edhe një herë, me kërkesë të mbrojtjes. Ndërkohë, fillojnë pushimet verore të organeve gjyqësore. Gjykatësi Jordan Jovanov nuk deshi të komentonte nëse ky ishte veprim mirë i menduar nga mbrojtja e kryetarit të komunës së Strugës.

“Së pari, u pranua kërkesë nga dëshmitari për shtyrje. I vetmi dëshmitar që na kishte mbetur për ta dëgjuar ishte me arsyetimin se për arsye shëndetësore duhej të vinte për ekzaminim këtu në spitalin e Strugës. Sapo mora kërkesën për shtyrje, reagova, kërkova të kontaktoj me dëshmitarin, i thashë se nëse ekzaminimi do të ishte në kohë të caktuar, do ta bëjmë më herët. Dhe pasi u zgjidh kjo, mora kërkesë të re për shtyrje nga avokati i të akuzuarit, ku njoftoi se kishte marrë pushim mjekësor prej 7 ditëve”, tha Jordan Jovanov- gjykatës.

E gjithë kjo ndodhi vetëm brenda pak orëve, shprehet gjykatësi. Ai nuk deshi të komentonte nëse ky ishte veprim mirë i menduar nga mbrojtja e kryetarit të Strugës. Për shkak të kësaj, seanca gjyqësore e planifikuar për të premten, në lidhje me emërimin e paligjshëm të drejtorit në shkollën “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, është shtyrë.

“Konkretisht, çfarë ndodhi, kush e ngriti padinë, për çfarë arsyesh, nuk mundem dhe nuk do të ishte e udhës të hyj në supozime nëse dikush po e bën këtë me qëllim apo jo. Por do të apeloj përsëri, nëse të gjithë fillojnë të kërkojnë shtyrje për arsye të ndryshme, atëherë nuk do të jemi kurrë në gjendje ta përfundojmë rastin”, u shopreh Jordan Jovanov- gjykatës.

Në këtë rast, ku Merko është i akuzuari i dytë, akuzohen gjithsej katër persona. E akuzuara e parë është Egzona Shei. Ajo akuzohet se ka përdorur tre dokumenteve publike të falsifikuara si të vërteta, të cilat i ka përdorur për të dhënë provim profesional në Qendrën shtetërore të provimeve. Tre të tjerët, Merko, drejtori dhe ndihmësdrejtori i shkollës, kanë pranuar dokumentet e falsifikuara në procedurën për dhënien e provimit profesional, punësimin si mësues, por edhe për emërimin e të dyshuarës së parë si u.d drejtor shkolle në periudhën nga 19.04.2022 deri më 06.09.2023

“E akuzuara Egzona ka interes që lënda e saj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ne besojmë se akuza kundër saj është e pabazuar dhe nuk mbështetet nga prova të mjaftueshme”, theksoi Dimitrije Coboski- avokat i Egzona Sheit.

Më parë, gjykatësi Jovanov e mori aktvendim lirimi për Merkon nga akuzat për blerjen e makinës luksoze Audi A6 ndërsa për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat në fshatrat Podgorci, Radolistë dhe Llabunishtë, Merko u gjobit vetëm me 10,000 euro. /Alsat.mk