Në lidhje me të dhënat paraprake të siguruara nga Agjencia për Siguri Kombëtare, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, më 19.07.2025, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, u krye kontroll në banesë dhe hapësira të tjera në dy lokacione në Shkup, bazuar në nenin 396 të Kodit Penal – prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan armë zjarri dhe pajisje mobile, të cilat do t’i nënshtrohen analizës së mëtejshme forenzike.
Personat te të cilët u krye kontrolli janë tashmë të njohur për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për organet e ndjekjes për shkak të aktiviteteve të tyre të mëparshme kundërkushtetuese. Njëri prej tyre ka vuajtur edhe dënim me burg për pjesëmarrje në protestat e dhunshme lidhur me rastin “Monstra”.

Rasti është në procedurë të mëtejshme dhe trajtim nga institucionet kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume