Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 39 gradë Celsius pritet sot, ndërsa nën ndikim të masës së ngrohtë ajrore nga jugu, temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Për shkak të indeksit UV të rritur dhe rrezikut nga valët e të nxehtit, institucionet kompetente rekomandojnë qëndrim në hapësira të freskëta, pirje të mjaftueshme të lëngjeve, shmangie të aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta, si dhe kujdes i veçantë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, moti është me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.