Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri sot përmes një postimi ka ofenduar votuesit shqiptarë duke i quajtur “Kaki”. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Sekretariati për mundësi të barabarta në BDI duke cilësuar të papranueshën këtë ofendim nga ana deputetes Imeri.

“Në bazë të çdo ankete relevante, partitë opozitare pritet të marrin rreth 70% të votës Shqiptare! E megjithatë, del një deputete “Shqiptare” dhe i quan “KAKI” votuesit dhe anëtarët e këtyre partive! Kur shpalosim publikisht skandalet e tyre, sillen si viktima, shpifin, aktivizojnë portalet partiake, por ani, pushka top le t’ju bëhet! Por dijeni mirë: Shqiptarët nuk janë “KAKI”! Ata janë votuesit që në tetor do t’ju dërgojnë në pensionim politik, si ndëshkim për përçmimin dhe arrogancën tuaj!